16 Prill 2025

Ndërprehet prodhimi i ujit në katër fshatra, shkak reshjet atmosferike

Prishtinë, 11 mars - Për shkak të reshjeve të fundit atmosferike dhe rritjes së nivelit të ujërave sipërfaqësore, për të ruajtur stabilimentet elektromakinerike dhe cilësinë e ujit, KUR”Prishtina” sh.a. është detyruar të ndërprejë furnizimin me ujë të pijshëm për këto lokalitete: fshati Miradi në komunën e Fushë Kosovës, fshati Poturovc dhe Torinë në komunën e Lipjanit dhe fshati Caralevë në komunën e Shtimes.

Situatën do e monitorojmë në vazhdimësi dhe në çdo moment të përmirësimit të kushteve atmosferike, ne do ta funksionalizojmë prodhimin e ujit në këto katër fshatra të zonës së shërbimit.

Ndërsa, në pjesët e tjera, gjithçka është në rregull.

Niveli i ujit në liqenet akumuluese Batllava e Badoci janë ( -1m ) nën kuotën maksimale, derisa furnizimi me ujë të pijshëm është mjaft stabil.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)