Ndërprehet prodhimi i ujit në dy fshatra të Komunës së Lipjanit
Lipjan, 9 nëntor - Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina, konkretisht Njësia Operative e Ujësjellësit në Lipjan, ka njoftuar banorët e fshatrave Torinë dhe Poturovc të komunës së Lipjanit, se për shkak të vërshimeve nga reshjet e dendura atmosferike ditëve të fundit dhe rritjes së shkallës së turbiditetit në puse , jemi të detyruar të ndërprejmë prodhimin/ distribuimin e ujit për dy fshatrat e lartëcekura.