MZHE po ndërmerr të gjithat hapat që i hapin rrugë zhvillimit të Trepçës
Prishtinë, 11 nëntor - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka vizituar sot Ndërmarrjem Trepça.
"Në mëngjesin e sotëm, si pjesë e premtimeve për të rregulluar problemet e Trepçës, isha në vizitë në këtë ndërmarrje ku u takova me ekzekutivin dhe sindikatën."
"Ishte një takim mjaftë i mirë dhe besoj që jemi në rrugën e duhur për të rregulluar shumicën e problemeve që hasin punëtorët e Trepçës", ka theksuar ministri Lluka.
Vizita tjetër u planifikua të bëhet në fund të këtij muaji për të monitoruar progresin e premtimeve nga secila palë.
Ndërkohë ministri Lluka ka thënë se ata i ka informuar se Qeveria e Kosovës, në bazë të ligjit mbi Trepçën të sponsoruar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, ka bërë shpalljen e pozitave për Drejtorët e Bordit Mbikqyrës, që është hapi i parë konkret drejtë aktivizimit të këtij gjigandi ekonomik.
Në këtë bord, nga 9 pozita të hapura, 2 do të përfaqësohen nga punëtoret e Trepçës!
"Ministria e Zhvillimit Ekonomik është duke i ndërmarrë të gjithat hapat e nevojshëm që i hapin rrugë zhvillimit të kësaj ndërmarrje, andaj vlerësoj se nisja e procesit për zgjedhjen e Bordit të Trepçës, do t’i paraprij hapave të tjerë konkretë që ka paraparë MZHE siç janë hartimi i Statutit dhe regjistrimi i ndërmarrjes si Trepça SHA", ka thënë në fund ministri Lluka.