MZHE ndan mirënjohje për kontribut dhënësit në sektorin minerar
Prishtinë, 18 dhjetor - Për t’i nderuar për kontributin e dhënë në sektorin minerar, Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE) ka shpërndarë mirënjohje për personalitete të këtij sektori që kanë kontribuar si në sferën akademike, ashtu edhe në atë sektoriale.
Gjatë fjalimit të ceremonisë së shpërndarjeve të mirënjohjeve, ministri i kesaj ministrie Valdrin Lluka, falënderoi pjesëmarrësit dhe tha se kontributi i tyre ka qenë faktor për zhvillim të vendit.
“Dua të shfrytëzoj rastin që të ju falënderoj dhe të ju tregoj që ju jam mirënjohës për kontributin tuaj të dhënë për sektorin minerar ndër vite. Ju, me kontributin tuaj, qoftë akademik apo ekonomik, keni avancuar edhe më tutje këtë sektor”, tha ministri Lluka.
Ministri Lluka gjithashtu dha mirënjohje për ish-drejtorët e përgjithshëm të kombinatit Trepça të cilët vepruan në formën më të mire të mundur duke kuptuar kushtet e vështira që kishin.
Gjatë këtij takimi, u përkujtuan dhe u ndanë mirënjohje edhe për kontributdhënësit të cilët nuk janë më me ne.
“Përmes këtyre mirënjohjeve, dua që emri i juaj dhe i atyre që nuk janë në mesin tone, të mbetet pjesë e historisë së sektorit minerar, për kontributin e dhënë gjatë viteve të 70ta, 80ta dhe 90ta, pa përjashtuar periudhën e pas luftës.” tha Lluka gjatë takimit me të pranishmit.
Kjo është lista e personave të cilëve u është dhënë mirënjohja për kontributin në sektorin minerar:
1. Luljeta Pula Beqiri
2. Ekrem Beqiri
3. Minir Dushi
4. Veli Deva
5. Xhelal Orana
6. Reshat Abrashi
7. Jakup Nushi
8. Nuhi Preteni
9. Aziz Abrashi
10. Burhan Kavaja
11. Ibush Jonuzi
12. Vahdet Pruthi
13. Hashim Këpuska
14. Shyqeri Kelemendi
15. Sefedin Kastrati
16. Bajram Shabani
17. Dukaxhin Shala
18. Hamid Nuredini
19. Shaip Latifi
20. Shkelzen Domi
21. Nazmi Mikolovci
22. Avni Dushi
23. Fatmir Rizvanolli
24. Engjull Mazreku
25. Unberto Bytyqi
26. Naip Zeka
27. Shefki Isufi
28. Jusuf Vula