Muja: Trepça ka vlerë prej 2 trilionë dollarë
Prishtinë, 26 janar - Presidenti shqiptar për Miniera dhe Minerale, Sahit Muja ka thënë në një intervistë për New York News, se tentimi për Trepçën nga ana e Serbisë nuk është i rastësishëm.
Kur ka folur për këtë, Muja, ka thënë që Trepça është njëra prej pasurive më me vlerë e Kosovës, dhe aty, sipas Sahit Mujës ka minerale në vlerë prej 2 trilionë dollarësh.
Muja thotë se Serbia, jo rastësisht po insiston për Trepçën dhe pasuritë minerale të Kosovës.Potenciali që ka kjo minierë, Muja thotë se do të arrinte qarkullimin vjetor deri në 4 miliard dollarë.
Kosova është një nga vendet më të pasura në burime natyrore për metër katror në Evropë. Me male të mahnitshme, lumenj, pyje, dhe tokën e pasur. Kosova është shumë e pasur me minerale të tilla si linjit, qymyr, zink, ari, boksit, argjendi, magnez, plumbi, argjendi, alumini, mineral kromi dhe shumë më tepër, Kosova ka rreth 15 miliard ton linjit në rezerva, që e bëjnë me rezervat më të mëdha të linjitit në botë. Kosova ka gjithashtu rezerva të pasura të asbestit, indium, germanium, talium, dhe galium, gur gëlqeror, mermer, kuarc dhe minerale të tjera, shkruan New York News.
Por sipas Sahit Mujës, shumica e burimeve natyrore në Kosovë mbetën të papërdorura, edhe pse rezervat e saj natyrore janë njëri prej potencialeve më të mëdha për zhvillimin e ardhshëm ekonomik të Kosovës.
Kjo media amerikane, shkruan po ashtu edhe për interesimin e biznesmenëve nga Amerika dhe Kanada për të investuar në Kosovë, por Muja vlerëson se paqartësitë dhe definimi i këtyre pasurive të mëdha natyrore të ka Kosova në raport me Serbinë po pengon procesin e zhvillimit ekonomik.
Megjithatë Sahit Muja, thotë se në Kosovë ka mundësi të shumta për investime dhe se mjedisi i biznesit miqësor dhe një popull shumë sipërmarrëse do të kontribuojnë shumë në ndonjë nga përpjekjet tuaja.