23 Dhjetor 2024

MSA mundësi por edhe kosto e lartë për prodhuesit vendor

Prishtinë, 16 qershor - Oda Ekonomike e Kosovës vlerëson se nëse duhet veçuar ndonjë hap pozitiv për ekonomin kosovare në këtë vit pa dyshim është fillimi i implementimit të marrëveshjes për stabilizim dhe asocim të cilën e ka cilësuar si mundësi e cila duhet shfrytëzuar por në të njejtën kohë ka paralajmëruar se nuk është një shkop magjik që do të zgjidh problemet e grumbulluara nga e kaluara për sektorin prodhues vendor.

“Përmbushja e kritereve për të depërtuar në tregun evropian shumë herë e ka koston e vet shumë të lartë duke përfshirë analiza të shumta laboratorike dhe atë zakonisht të bëra në laboratorët të akredituara të shteteve evropiane. Prandaj në aspektin kohor afat shkurtër nuk priten mrekulli dhe në këtë drejtim duhet të investojmë më tepër që efektet pozitive të fillojnë të reflektojnë në të ardhmen”, theksoi Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu me rastin e pritjes në takim disa prodhues vendor dhe ndërkombëtar.

Pronari i kompanisë Relux Ramiz Gashi i cili është prodhues i ngjyrave me partneritet dhe teknologji gjermane tha se janë duke hulumtuar për  blerës në vendet e Bashkimit Evropian pasi që po flitet shumë se përmes kësaj marrëveshje me BE-në krijohen lehtësira për të depërtuar në këtë treg.

“Mirëpo ne si prodhues vendor  kemi investuar në standardizim dhe certifikim të produkteve vendore me kritere evropiane mirëpo partnerët kërkojnë çdo here e më shumë analiza dhe ateste të ndryshme që e ngritin koston e prodhimit tonë dhe e bëjnë të pa mundur të jemi  konkurrent në tregun evropian”, tha Gashi.


Duhet të theksohet se për eksportin e një produkti siç është ngjyra e brendshme e prodhuar në Kosovë në tregun evropian duhet ti kryejmë nëntë  analiza  laboratorike dhe çdo analizë kushton minimum 240 Euro.

Mirëpo e tëra kjo nuk përfundon me këtë nga fakti që këto analiza duhet të dërgohen në laborator evropiane dhe është një kosto shtesë.

Ajo që na shqetëson më tepër është fakti se në tregun e Kosovës kemi produkte të vendeve të ndryshme dhe atë me shumicë dhe askush nuk e din se a janë ato produkte të pajisura me këto analiza, standarde dhe certifikata siç na kërkohen neve.

OEK konsideron se institucionet vendore duhet të bëjnë më shumë në harmonizimin e standardeve dhe kritereve në nivel evropian dhe laboratorët vendore të i plotësojnë këto kritere me qëllim që të jenë në funksion të mbështetjes së prodhimit vendor, orientimit për eksport dhe krijimin e qëndrueshmërisë ekonomike dhe sociale në Kosovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)