MMPH përkrahë financiarisht Hidroregjionin Jugor
Prishtinë, 8 shtator - Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala, në vazhdën e përkrahjes së projekteve të fushave përkatëse në komunat e Kosovës, gjatë vizitës në Komunën e Prizrenit, në prani të kryetarit të kësaj komunë Ramadan Muja, ka nënshkruar marrëveshje me kryeshefin ekzekutiv të kompanisë rajonal të ujësjellësit K.R.U Hidroregjioni Jugor, Besim Baraliu.
Sipas Marrëveshjes MMPH do të financoj projektin Rehabilitimi i Kaptazhës në Kabash të Hasit , në vlerë prej: 60,000.00 euro.
U.d Ministri Shala gjithashtu në këtë takim ka biseduar për ecurinë e projektit të Grumbullimit dhe Trajtimit të Ujërave të Zeza në Kosovën Juglindore, projekt ky i një rëndësie të veçante për ketë pjesë të Kosovës.
Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, Kryetari i Komunës së Prizrenit, z.Muja falënderoj z. Shala për angazhimin e tij në projektet që janë duke u zhvilluar në Komunën e Prizrenit.