MMPH përkrah Lipjanin me dy projekte
Prishtinë, 5 maj - Ministri Ferat Shala dhe kryetari i komunës se Lipjanit Imri Ahmeti nënshkruan Memorandumet për dy projektet, Ujësjellësi në Gadime, dhe projektin, Hapja dhe Pastrimi i shtratit të lumit Sitnica
Në zyrën e ministrit z. Shala u nënshkruan dy Memorandume në mes të dyja palëve në përkrahje të dy projekteve për Komunën e Lipjanit.
Projekti i parë kap vlerën 20,000.00, dhe ka për qëllim rregullimin e rrjetit të Ujësjellësit në fshatin Gadime, ndërsa projekti i dytë Hapja dhe Pastrimi i shtratit të lumit Sitnica në vlerë prej 170,000.00 .
Në këtë takim Ministri z. Shala theksoi se me nënshkrimin e këtyre dy memorandumeve të përkrahura financiarisht nga MMPH-ja do të ndihmohet Komuna e Lipjanit në realizimin sa më të suksesshëm të dyja projekteve që do të kontribuoj në mirëqenien e qytetarëve të Lipjanit dhe mbrojtjen e resurseve natyrore, siç është projekti i pastrimit të Lumit Sitnica.