02 Maj 2024

Mitrovicë, konfiskohet Coca Cola e kontrabanduar

Mitrovicë, 17 gusht - Rreth 1.200 litra Coca Cola, në vlerë rreth 600 euro, janë konfiskuar të martën mbrëma në Mitrovicë, për shkak të dyshimit se janë të kontrabanduara. Rasti është konfirmuar edhe nga zyra për informim e Policisë së Kosovës në Mitrovicë.

Zëdhënësi rajonal i Policisë së Kosovës, Besim Hoti, pohon se ka kontrabandim të mallit, kryesisht derivate të naftës për shkak të çmimit më të lirë që është në veri të vendit, si dhe Coca Cola, mirëpo në sasi shumë më të vogël sesa në të kaluarën, raporton KosovaLive e transmeton Koha.

Rasti i fundit ka ndodhur në rrugën “Driton Veliu” që shpie për në Suhadoll, derisa automjeti po qarkullonte nga veriu në jug. Malli i konfiskuar për të cilin drejtuesi i automjetit nuk ka poseduar dokumentacion për prejardhjen e tij, i është dorëzuar autoriteteve doganore në Mitrovicë, ndërkohë që i dyshuari pas dhënies së deklaratës është liruar nga policia.

Sipas Hotit, të hënën policia ka sekuestruar 500 litra derivate të naftës të kontrabanduara, ndërkaq në baza ditore identifikohen edhe raste të tjera me derivate por në sasi më të vogla.

Kryesisht janë autobusët ata që zihen me derivate të kontrabanduara nga veriu, për shkak të çmimeve më të ulëta. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)