23 Dhjetor 2024

Ministria e Financave bën gati Pakon Fiskale 2.0

Prishtinë, 6 korrik - \"Sot jam këtu për të konfirmuar vendosmërinë e Qeverisë për të ardhmen e Pakos Fiskale 2.0, e cila do të krijoj një momentum të ri ekonomik në vend”, tha ministri i Financave Avdullah Hoti në konferencën e sotme të përbashkët me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu.

Me këtë rast, ministri Avdullah Hoti falënderoi Kryetarin dhe Bordin e Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm që kanë pasur me Qeverinë gjatë kësaj periudhe gati 3 vjeçare, si dhe kërkoi mirëkuptimin e bizneseve për bizneset për vonesat që janë shkaktuar në zbatimin e plotë të pakos fiskale 2.

“Oda Ekonomike e Kosovës është shndërruar në partnerin kryesor të Qeverisë në zhvillimin e politikave ekonomike. Unë kam pasur kënaqësinë së që bashkë me kryetarin dhe anëtarë të tjerë të Odës Ekonomike që të japim lajmin për Pakon Fiskale 1”, shtoi ministri Hoti.

Ai bëri të ditur se  në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë do të insistoj prapë që Pako Fiskale 2.0  të jetë në rend dite.

“Ka qenë dy herë në rënd dite të Qeverisë, por është heq për shkak se jo të gjithë partnerët e koalicionit e kanë mbështetur këtë pako fiskale, pavarësisht se është Qeveri në detyrë dhe unë jam ministër në detyrë i Financave, ne do të insistojmë që brenda kompetencave ligjore që ka Qeveria ta aprovojë këtë Pako Fiskale dhe të ndajmë detyrat dhe përgjegjësitë e ndryshme që të kryejmë obligimet, në kuadër të përgatitjes së Draft Ligjeve, të Udhëzimeve Administrative, të Rregulloreve të ndryshme, si dhe vendimeve të ndryshme ekzekutive, që duhet të ndërmarrin të gjitha institucionet e vendit sa i përket përmirësimit të ambientit për biznes” shtoi ministri Hoti .

Ai bëri të ditur se vitin e kaluar ka pasur një kapërcim të madh sa i përket përmirësimit të ambientit për biznes, që është dokumentuar edhe me normën e rritjes ekonomike dhe me rangimin ndërkombëtarë të Kosovës, që kemi pasur në kuadër të raportit të Bankës Botërore për të bërit biznes. Sipas, ministrit Hoti ky progres duhet të mos ndalet pavarësisht gjendjes dhe zhvillimeve politike në vend.

Ministri Avdullah Hoti theksoi se “Pas konsultimeve që kam pasur me Kryeministrin dëshiroj që sot t’ia konfirmoj kryetarit të Odës Ekonomike që ne do të lëvizim përpara me pakon fiskale 2.0, dhe besoj se të gjithë anëtarët e Qeverisë pa ndonjë hezitim do ta mbështetin këtë pako fiskale, duke qenë se është zhvilluar së bashku me të gjithë komunitetin e biznesit, me të gjitha shoqatat, si dhe janë kryer  edhe konsultimet e brendshme në Qeveri para ca kohe”.

Ministri Avdullah Hoti në këtë Konferencë gjithashtu bëri të ditur se është diskutuar me Kryetarin e Odës Ekonomike  për përgatitjet e delegacionit të Republikës së Kosovës për pjesëmarrjen në Samitin e Triestes, që është një ngjarje e rëndësishme politike dhe ekonomike për të gjithë regjionin, ku me këtë rast falënderoi kryetarin e Odës Ekonomike për rolin që e ka luajtur në përgatitjen e Kosovës dhe delegacionit të Kosovës në këtë Samit.

“Ashtu si edhe viteve të kaluara Ministria e Financave do të jetë pjesëmarrëse në këtë Samit, për përgatitjen për nënshkrim të Memorandumit që Qeveria e Kosovës do të nënshkruajë më Bankën Evropiane për Investime, i cili Memorandumi është i natyrës së ngjashme me atë që kemi nënshkruar me BERZH para disa muajsh e që është kryekëput për mbështetje të sektorit privat”, shtoi ministri Hoti.

Ai gjithashtu bëri të ditur se Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me përfaqësuesit e bizneseve ka diskutuar në vazhdimësi  për finalizimin e Udhëzimit Administrativ që rregullon çështjen e naftëtarëve për qasjen në rrugë të pompave të derivateve, të cilat i plotësojnë kushtet ligjore.

Ndërsa, kryetari i Odës Ekonomike  Safet Gërxhaliu theksoi se  edhe përkundër që agjenda politike është stërngarkuar prapë ekonomia e meriton tretmanin e veçantë, dhe besoj se ky dialog dhe ky takim i sotëm me Ministrin e Financave Avdullah Hoti është mu në këtë frymë.

Ai me këtë rast falënderoi ministrin Avdullah Hoti  që përkundër angazhimeve të shumta të tij ka dialoguar dhe ka bashkëpunuar në vazhdimësi për çështje të rëndësishme ekonomike, siç është procesi i Berlinit, që do të mbahet më datë 12 korrik 2017 në Trieste, një takim me një multidimenzionalitet.

\"Sa është i rëndësishëm ky proces nga dimensioni politik dhe ekonomik , ashtu është i rëndësisë së pa kontestuar sociale, dhe mbi të gjitha një mesazh i qartë i rrugëtimit të Ballkanit perëndimor drejtë familjes evropiane\", tha ai.

Sipas Gërxhaliut, ky është një projekt i dizajnuar dhe i projektuar në Gjermani, i cili e mori vulën e certifikimit në Austri, me dizajn në Samitin e fundit në Paris, dhe me siguri në Trieste do ta merr shijen e vetë si një ndër projektet kryesore, ku Evropa juglindore do të jetë në target të Evropës dhe të integrimit, në veçanti ku dihet se kësaj here Ministri i Punëve të jashtme gjerman Gabriel do të shpalosë planin “Marshall” për të mbështetur ekonomikisht vendet e Ballkanit Perëndimor.

Institucionet e Kosovës do të jenë të pranishme sepse se do të jenë 5 aktivitete bazike, ku do të jetë takimi në nivel të kryeministrave, do të jetë takimi dhe nënshkrimi i Marrëveshjeve dhe partneritetit me institucione kredibile financiare ndërkombëtare në nivel të Ministrave të Financave, do të jenë takimet në nivel të kryetarëve të Odave të Ekonomikeve, por çka është  më e rëndësishmja që për herë të parë do të jenë më tepër se 140 biznese nga Evropa Juglindore për të rrjetëzuar dhe për të avancuar këtë bashkëpunim dhe përveç takimeve në aspektin e rrjetëzimit të Evropës Juglindore, do të kemi edhe takime bilaterale edhe nga biznesmen nga Evropa dhe me institucione kredibile  ndërkombëtare, por edhe me partner nga  Italia.

“Sot jemi këtu për të shpalosur edhe një herë kërkesën e adresuar nga OEK-për krijimin e institucioneve sa më shpejt që është e mundur, për shkak se definitivisht një situatë e tillë po e dëmton ekonominë dhe proceset e filluara viteve të fundit. E kemi peng të themi Pakon Fiskale 2, që ka qenë një vazhdimësi e Pakos Fiskale 1, për çka në emër të komunitetit të biznesit e falënderoj Ministrin Avdullah Hoti për kontributin e dhënë. Dhe në këtë drejtim po e shihni se edhe përkundër të situatës së tillë , kërkesat e adresuara nga OEK dhe Shoqatat anëtare të OEK kanë gjetur hapësirë të trajtohen në një dialog ndërministror, ku dje Ministri Hoti ka pasur takime me Ministren e Tregtisë dhe Infrastrukturës dhe me dikastere të tjera, për të vetmin qëllim që këto kërkesa të dokumentuara nga OEK dhe Shoqatat anëtare të OEK të mos mbesin peng të këtij vakumi politik, por vërtetë të dëshmohet se politika duhet të jetë në funksion të zhvillimit ekonomik\", tha Gërxhaliu.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)