Ministri Zharku takoi ambasadorin italian në Kosovë
Prishtinë, 6 korrik - Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, priti sot në takim ambasadorin italian në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.
Në këtë takim, u bisedua rreth organizimit të pjesëmarrjes së delegacionit të Republikës së Kosovës në Samitin e Ballkanit Perëndimor 2017 në Trieste.
Pjesëmarrës në këtë samit do të jetë edhe ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku.
Në këtë samit do të diskutohet rreth Traktatit i Komunitetit të Transportit dhe veprimet që pritet të ndërmerren në fushën e sigurisë rrugore.