01 Maj 2024

Ministri Gashi po merr pjesë ne Forumin Botëror të Ujërave

Marsejë, 12 mars - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi dhe drejtori i Departamentit të Ujërave Naser Bajraktari, po marrin pjesë në Forumin Botëror të Ujërave në Marsejë të Francës.

Sot më 12 Mars, 2012, do të mbahet ceremonia e hapjes së forumit ku do të marrin pjesë liderë nga të gjitha vendet e botës.

Forumi Botëror i Ujërave është një ngjarje e rëndësishme për mobilizimin e qeverive lokale dhe kombëtare nga të gjitha vendet e botës për  t’i trajtuar sfidat e ujërave dhe për  t’a sjellur këtë problem në të gjitha agjendat politike.

Forumi i gjashtë me rradhë po mbahet nën patronazhin e lartë të presidentit francez, Nikolas Sarkozi dhe kryeministrit francez  Z.  Fransoa Filou.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)