Ministri Abrashi viziton Feronikelin


Fillimisht në këtë takim Drejtori i Përgjithshëm i NewCo Ferronikelit. Z. Ioannis Moutafis, i njoftoi të pranishmit lidhur me prodhimin, kushtet e punës në përgjithësi dhe të dhëna për NewCo Ferronikelin.
Qëllimi i kësaj vizite sipas Ministrit Abrashi ishte që të njihen më për së afërmi me punët në përgjithësi në këtë ndërmarrje dhe më kushtet e punëtorëve në veçanti.
Me këtë rast Ministri Abrashi deklaroi se Kjo është një vizitë ku së bashku më kryetarin e BSPK-së z. Arifi, erdhëm të shohim kushtet e punës dhe planet e menaxhmentit te NewCo Ferronikelit. Na gëzoi fakti që dëgjuam se niveli i kushteve të punës dhe respektimi i ligjit të punës është në nivelin më të lartë dhe kjo kompani mund të merret si shembull edhe nga kompanitë e tjera.
Ai shtoi së Ne si Qeveri e Kosovës ofruam mbështetje të plotë për NewCo Ferronikelin për të gjitha projektet e saj zhvillimore
Ndërkaq Kryetari i BSPK-së, z. Haxhi Arifi, ritheksoi edhe njëherë se Ndërmarrja NewCo Ferronikeli është mirë të merret si model edhe nga ndërmarrjet tjera sa i përket plotësimit të kushteve të punëtorëve.
Ne si sindikatë kemi krijuar në partneritet mes Qeverisë punëdhënësit dhe punëmarrësit. Në këtë rast dëshiruam që së bashku me Ministrit e ri z. Abrashi të vizitojmë një kompani që ka një numër të madh të punësuarve dhe të shohim për së afërmi se si po ecin punët në këtë ndërmarrje. Gjithashtu zgjodhëm të vizitojmë pikërisht këtë ndërmarrje ngase dëshirojmë që edhe kompanitë tjera ta marrin si model NewCo Ferronikelin.
Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i NewCo Ferronikelit Z. Moutafis, falënderoi Ministrin Abrashi dhe Kryesindikalistin Arifi për këtë vizitë dhe ndër të tjerash tha mbështetja që na u ofrua sot nga Ministri Abrashi dhe kryesindikalisti Arifi, është edhe një inkurajim më shumë për neve që të vazhdojmë me punë të mirë dhe përmirësim të vazhdueshëm në operim!
Të gjithë të pranishmit vizituan të gjithë sektorët e NewCo Ferronikelit duke filluar nga Departamenti i Zjarrfikësve, Klinika, Prodhimi e deri tek produkti final i Nikelit.