02 Maj 2024

Mercedesi zbulon SLK55 AMG të 2012-ës

Berlin, 22 gusht - Mercedes ka zbuluar zyrtarisht SLK55 AMG të 2012-ës, përpara debutimit të saj në Frankfurt Motor Show.

Vendosmërisht agresiv, modeli dallohet nga një pamje ballore e re, anët aerodinamike dhe dritat LED.

Ndryshimet e brendshme janë të vogla, por kabina është e pajisur me AMG.

Fuqia vjen nga një motor i ri 5.5 litërsh V8. Makina përshpejton nga 0-60 mph(milje për orë) në 4.5 sekonda, përpara se të arrijë një shpejtësi maksimale prej 155 mph (ose 250km/h).

Përveç kësaj, falë një sistemi nisu/ndalo dhe AMG Cylinder Management (menaxhimi i cilindrit), SLK-ja ka një konsum mesatar të karburantit 8.5 l për 100 km. Makina e re ka 415 kuaj-fuqi.

Nuk ka të dhëna në lidhje me çmimin por Mercedesi i 2012-ës SLK55 AMG do të lëshohet në Shtetet e Bashkuara në fillim të vitit të ardhshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)