26 Dhjetor 2024

Mercedesi testohet me plumbat e Kallashit

Teksas, 14 nëntor - Kompania amerikane nga Teksasi, Texas Armoring Corporation (TAC), ka vendosur që të testojë sigurinë brenda makinave në mjetin tip Mercedes Benz 4×4, duke zbrazur breshërinë e kallashit AK-47.

Presidenti i kompanisë së Teksasiit (TAC), Trent Kimbal është ulur pas timonit të Mercedesit 4×4, ndërsa kolegu i tij ka qëlluar me pushkën automatike duke qëlluar xhamin e përparmë të makinës.

Kimball nuk shqetësohet për dëmtimin e xhamit të tij, automjeti ka mbrojtje të plotë dhe është qëlluar 12 herë, ndërsa Kimball ulet i qetë në ulësen e shoferit.

Xhami errësohet shpejt nga qelqi që po shpartallohet, por drejtori i firmës padyshim ka besim të plotë në produktin e tij dhe del nga makina i padëmtuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)