Mercedes sjell model të ri të blinduar prej 1 milion dollarësh
Ky model i blinduar posedon motorin 5.5-litër V8 Twin-Turbo me 544 kuajfuqi.
Mercedes G63 AMG është zgjatur për 109 centimetra më shumë në krahasim me versionin standard.
Eksterieri i këtij modeli të blinduar është me ngjyrë të zezë mat, posedon kamerat për të monitoruar situatën rreth automjetit, dritat LED dhe dritat shtesë opsionale, xhamat anti-plumb.
Gjithashtu Mercedes G63 AMG i blinduar posedon enterierin luksoz prej lëkurë dhe disa elemente nga druri, ulëset nga lëkura me nxehje/ftohje dhe funksionin për masazh, sistemin satelitor për televizion, mini bar, frigorifer.
Çmimi për G-Class të tillë fillon nga 450 mijë dollarë, por mund të kushtojë edhe më shumë varësisht nga specifikat që i kërkon klienti.