25 Mars 2023

Mercedes-Benz do të investojë 1.3 miliard dollarë për fabrikë të re në Poloni

Varshavë, 12 dhjetor - Ministria e Zhvillimit dhe Teknologjisë së Polonisë njoftoi se kompania gjermane Mercedes-Benz do të bëjë një investim prej 1.3 miliard dollarë në Poloni.

Në njoftimin e bërë nga ministria thuhet se me investimin në fjalë do të mundësohet punësim për mbi 2.500 persona.

Më tej thuhet se kompania do të hapë fabrikë me një investim prej 1.3 miliard dollarë për prodhimin e minibusëve elektrikë.

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, në deklaratën për gazetarët pas takimit të zyrtarëve të Mercedes-Benz, tha se kompanitë e mëdha i besojnë vendit.

Sipas tij, investimi i njoftuar nga Mercedes-Benz është shumë i rëndësishëm për Poloninë.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 mars 2023

- Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë për media ku do të paraqitet shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri. (Selia Qendrore, ora 13:00)

- PSD organizon protestë kundër marrëveshjes së 18 marsit. (Sheshi “Zahir Pajazit”, ora 14:00)