22 Dhjetor 2024

Mbahet konferenca ndërkombëtare e industrisë minerare Shqipëri - Kosovë

Tiranë, 12 maj - Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë,së Shqipërisë në bashkëpunim me Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale,MZHE-në e Kosovës dhe SHGJ-të e të dyja vendeve kanë organizuar në Tiranë Konferencën me temën “Zhvillimi integral i industrisë minerare me ndikim minimal në mjedis”.

Kjo është konferenca e dytë Ndërkombëtare, pasi që Konfereca e parë u organizua në Maj të vitit 2018 në Prishtinë nga  Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale në bashkëpunim me Shtetin Shqiptar.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se bashkëpunimi Qeveri-Kuvend është i rëndësishëm për sektorin minerar dhe ndikimin minimal në mjedis.

Duhet ndryshuar mynyrën e licencimit në sektorin minerar për ta për ta bërë atë më të lehtë,të inkurajohen investitorët në këtë sektor, u shpreh ndër të tjera Balla.

Ministri i MZHE-së Valdrin Lluka tha se në Ministria të cilën e drejton ai ka prioritet krijimin e një ambienti sa më konkurrues në sektorin minerar, si një parakusht për tërheqje të investimeve të huaja dhe zhvillimin e sektorit minerar.

Eliminimin e byrokracisë dhe krijimin e bazës të favorshme ligjore e nënvizoi si një ndër faktorët për tërheqjen e investitorëve vendor dhe të huaj.

Kryesuesi i Bordit të KPMM-së Musa Shabani foli për rëndësinë e këtij sektori, si dhe potencialin mineral të Kosovës.

Ai ndër të tjera prezantoi të arriturat e KPMM-së, rritjen e të hyrave nga renta minerare si tregues i investimeve në sektorin minerar, si dhe rritjen e numrit të punësuarve në këtë sektor.

Shabani ndër të tjera shprehu besimin se Konferenca do ta rrisë bashkëpunimin institucional dhe rajonal për të inkurajuar investitorë ndërkombëtar.

Kemal Zeqiri, anëtar i Bordit të KPMM-së në prezantimin e tij ndër të tjera u shpreh se sektori minerarë në Kosovë ka nevojë për reforma.

Ai shprehu rëndësinë e krijimit të një Zyre të vetme “One stop shop” në kuadër të KPMM-së, për të lehtësuar procedurat e licencimit. Kjo dhe reformat tjera progresive do të mundësoheshin me anë të miratimit të Ligjit për Miniera dhe Minerale i cili tani e dy vite gjendet në pricedura të miratimit në Kuvendin e Kosovës.

Drejtori i KPMM-së Ramiz Krasniqi prezantoi punimin me temën: “Resurset e Magnezit në Kosovë”.

Pjesmarrës në Konferencë ishin përfaqësues nga Kuvendi i RSH-së, Qeveria e RSH-së dhe Kosovës, KPMM-ja SHGJSH-ja, SHGJK-ja Fakultetet e Gjeologjisë nga Shqipëria dhe Kosova. Në fokus të kësaj konference kishin prezantimin e mundësive të shfrytëzimit dhe përpunimit të resurseve minerare të dy vendeve, si dhe zhvillimin i aktivitetit minerar me ndikim minimal në mjedis.

Përfaqësuesit e të dyja shteteve Shqipëri dhe Kosovë u pajtuan se duhet vazhduar me takime të kësaj natyre edhe në të ardhmen.

Në ditën e dytë të konferencës më 11 Maj u realizua  një vizitë në minierën e Spaçit, në mënyrë që pjesëmarrësit të shohin nga afër investimet bashkëkohore në industrinë minerare në Shqipëri.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)