Mbahet debati për Miniera dhe Minerale dhe për Ligjin për Shërbimin Gjeologjik
Prishtinë, 17 prill - Në ditën e tretë, debati për Projektligjin për Ndryshimet dhe Plotësimet e Ligjeve, që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse, u përqendrua kryesisht tek Ligji NR. 03/L-163 për Miniera dhe Minerale dhe Ligji për Shërbimin Gjeologjik të Kosovës. Të pranishëm, pos zyrtarëve të MAP-it, Zyrës së Komisionit Evropian, SIGMA-së, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, ishin edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile. Gjatë këtij debati u tha se shkurtesa KPMM (Shërbimi për Gjeologji, Miniera dhe Minerale), zëvendësohet me shkurtesën SHGJMM (Shërbimi për Gjeologji, Miniera dhe Minerale). Me një fjalë, me hyrjen në fuqi të këtij ligji, KPMM-ja shkrihet në Shërbimin për Gjeologji, Miniera dhe Minerale, e cili shndërrohet në Agjenci Ekzekutive në kuadër të Ministrisë përgjegjëse për sektorin minerar.
Ndërkaq, në tekstin e Ligjit nr. 03/L-163 për Minierat dhe Mineralet, emërtesa Ministria e Energjisë dhe Minerale, zëvendësohet me emërtesën Ministria përgjegjëse për energji dhe miniera, kurse emërtesa Ministria e Ekonomisë dhe e Financave zëvendësohet me emërtesën Ministria përgjegjëse për financa. Kurse të punësuarit marrin statusin e shërbyesve civilë.
Kundrejt këtyre pohimeve të më sipërme, përfaqësuesit e KPMM-së dhe të ShGjK-së u angazhuan, që këto dikastere ta ruanin pozicionin që e kishin deri tash. Përballë këtij insistimi, nga kryesuesit e këtij projekti u kërkua që propozimet e tyre t’i përcjellin me shkrim të Grupi punues, me qëllim të harmonizimit të plotësim-ndryshimeve që i kërkon Projektligji në diskutim.