27 Prill 2024

Mazda3 përjeton ndryshime të dobishme

New York, 21 maj - Në sallonin e automobilave në New York “Mazda” e prezantoi versionin e freskuar të modelit kompakt, Mazda3.

Përkrah ndryshimeve të zakonshme të “facelift-it” dhe të enterierit, të cilat do të ndryshojnë varësisht nga tregu, shumë më të rëndësishme janë ndryshimet, përkatësisht plotësimet e natyrës teknike.

Vëmendje më të madh sidomos që meriton gjenerata e re e motorëve me benzinë të emërtuar SkyActiv, si edhe ndërruesi automatik dhe manual me 6-shpejtësi.

Sipas të dhënave të fabrikës motori i ri 2.0 litra zhvillon 155 KF me rastin e 6.000 rr/min dhe 200 Nm të momentit rrotullues me rastin e 4.100 rr/min, derisa paraardhësi i tij zhvillonte fuqinë prej 150 KF me rastin e 6.500 rr/min dhe të momentit më të madh prej 183 Nm me rastin e 4.100 rr/min.

Por, ajo që është më e rëndësishme, në “Mazda” pohojnë se harxhimi i karburanteve është zvogëluar për 20%. Ndërruesi i ri do të mundësojë ndërrimin më të shpejtë të shkallëve të transmisionit, ndërsa po ashtu është përmirësuar pezullimi dhe sistemi i drejtimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)