26 Dhjetor 2024

Maqedonia hap dyert për prodhimet e Kosovës

Shtip, 14 nëntor - Në kuadër të projektit tradicional: “Javët e Biznesit Kosovar”, të organizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, ETC-Elkos Group nga Kosova, ka hapur pikën e saj të parë në qytetin e Shtipit të Maqedonisë.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se investimi  mbi katër milion euro është i pari që realizohet në Maqedoni nga biznesmeni  i sukseshëm Ramiz Kelmendi.  Kjo është një pikë e rëndësishme për prodhimet nga Kosova.

“Investimet e kësaj kompanie nuk do të ndalen me kaq ato do të vazhdojnë edhe në qytetet tjera të Maqedonisë, ku pos investimeve do të ketë edhe vende të reja të punës”, tha Shahini.

Kryetari i AKB-së shtoi se kjo është edhe një mundësi e re për promovimin e prodhimeve vendore dhe shitjen e tyre në këtë shtet.

“Këtu para konsumatorëve vendës, janë të gjitha prodhimet nga Kosova, të cilat do të jenë edhe një mundësi jo vetëm e promovimit, por edhe e konsumimit të prodhimeve shqiptare nga qytetarët maqedonas”, tha Agim Shahini.

Sipas tij nga ky investim i ri janë hapur mbi 70 vnede të reja të punës, të cilat do të përmirësojnë gjendjen e dhjetra familjeve të tyre. Prioritet është dhe do të mbetet promovimi i prodhimeve kosovare dhe gjetja e tregjeve të reja.

Ramiz Kelmendi, pronar i ETC, tha se sot grupi elkos, po bënë inagurimin

e objektit të parë në Republikën e Maqedonisë me vlerë  investive  mbi katër milionë euro, nga 50 milionë euro që kaknë planifikuar  të investojmë.  Këtu kemi punësuar  rreth 70 vetë nga një mijë sa planifikojmë të punësojmë.

“Grupi elkos tregton me produktet nga të gjitha shtetet e botës dhe do ju ofroj konsumatorëve asortimant dhe çmime të volitshme”, tha Ramiz Kelmendi. 

Kryetari I Komunës së Shtipit, invetsimin mbi katë rmilion euro në komunën e tij e vlerësoi si shumë të rëndësishme, duke  këkruar edhe nga investitirët e tjerë nga Kosova që të investojnë në këtë komunë. Sipas tij invetsimet sjellin përfitime të shumta, ku edhe ulin papunësinë dhe rrisin mirëqenien sociale.

Në këtë përpurim ishte i pranishëm edhe ambasadori i Kosovës në Maqedoni Ylber Hysa, zyrtarë të lartë nga Qeveria e Maqedonisë si dhe biznese nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria dhe mbi një mijë të pranishëm.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)