Makinat që vidhen më shumë

Frankfurt, 8 tetor - Gjermania, mbretëresha e makinave në Europë, është vendi ku vidhen gjithmonë më shumë makina.
Në total, në vitin 2010 u vodhën më shumë se 19.500 makina të vogla me sigurim kasko, 1300 më shumë se në vitin 2009.
Në Berlin vidhen 3.7 makina për çdo 1 mijë makina të regjistruara, duke shënuar rekordin në Gjermani.
Megjithatë në krahasim me fillimin e viteve 90, situata duket një mrekulli, pasi në atë kohë vidheshin edhe 100 mijë makina në vit.
Por cilat janë modelet që vidhen më shumë. I gjeni të renditura më poshtë. /albeu.com/
10 makinat që vidhen më shumë:
1. Toyota Lexus RX400, Hybrid
2. BMW M3 Coupe
3. VW Caravelle T4, Multivan 2.5 TDI
4. BMW X5/X6 3.0 SD
5. BMW X5/X6 3.0 D
6. Toyota Landcruiser 3.0 D-4D
7. Porsche Cayenne S 4.8 Allrad
8. Porsche Cayenne TURBO 4.5 Allrad -
9. Porsche Cayenne 3.0 V6 TDI
10. BMW 535D