25 Dhjetor 2024

Makina elektrike turke, 4 prototipa gati në muajin gusht

Stamboll, 10 korrik - Ka nisur numërimi drejt zeros për makinën elektrike, që është projektuar dhe prodhuar nga Këshilli i Kërkimeve Shkencore dhe Teknologjike të Turqisë (TUBITAK).

Sipas burimeve pranë TUBITAK-ut, në muajin gusht 2015 do të jenë gati 4 prototipa.

Kurse prodhimi në seri i makinave elektrike turke, të cilat do të mund të përshkojnë distanca më të gjata falë një përmirësimi të konsumit, synohet të fillojë në vitin 2016, pas testeve të përplasjes dhe harmonisë me kushtet e vështira të terrenit dhe stinëve.

Nga ana tjetër, prodhimi industrial turk për majin 2015 ka shënuar një rritje me 2,4% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas Institutit të Statistikave në Turqi (TUIK).

Duke shpalosur një performancë shumë më të lartë sesa parashikimi 1,5%, prodhimi industrial do të japë një kontribut serioz në rritjen ekonomike të vendit.

Rritja më e madhe në prodhimin industrial turk u regjistrua në instalim-riparimin e makinerive dhe pajisjeve të tyre, me 33%.

Ekspertët theksojnë se rritja e prodhimit industrial do të vazhdojë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)