30 Prill 2024

Lunacek përkrah vendimin për ndalimin e nxjerrjes së zhavorit

Prishtinë, 6 shkurt - Eurodeputetja Ulrike Lunacek, Koalicioni i 22 OJQ-ve dhe Instituti Demokratik i Kosovës përkrahin vendimin e Qeverisë për ndalimin e nxjerrjes së zhavorit dhe kritikojnë vendimin për suspendim të marrë nga Gjykata Supreme e Kosovës.

Gjatë fundjavës së kaluar, duke iu adresuar vendimit qeveritar dhe shqetësimet që rrjedhin nga vendimi i Gjykatës Supreme, Eurodeputetja dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Ulrike Lunacek, bëri thirrje për respektim të plotë të Kushtetutës së Kosovës dhe Raportit të Progresit, ku mbrojtja e mjedisit cilësohet si njëra nga parimet kryesore të këtyre dyjave.

Lunacek si bazë të argumentit të saj përmendi Konferencën për Mjedis të OKB-së të vitit 1992 në Rio de Zhaneiro ku si përfundim doli se “shkatërrimi ambiental dëmton progresin ekonmik të një vendi në planin afatmesëm dhe afatgjatë”.

Ajo gjithashtu përmendi përkrahjen publike të 22 OJQ-ve në favor të vendimit qeveritar dhe theksoi se shqetësimet që vijnë nga frika e humbjeve e vendeve të punës duhet të zëvendësohen “me alternativën e hapjes së vendeve të reja punës me aktivitete për ruajtje të ambientit, për shembull kur investohet në energji të ripërtërishme dhe energji efektive”.

Njëkohësisht, Instituti  Demokratik i Kosovës, më datë 4 Shkurt, vlerësoi vendimin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për ndalimin e menjëhershëm të eksploatimit të rërës dhe zhavorit nga lumenjtë.

Në raportin e tyre, IDK konsideron se krijimi i grupit punues dhe bashkëpunimi i afërt i MMPH me Policinë e Kosovës dhe Trupat Ndërkombëtare te KFOR-it japin shpresa që ky vendim do të jetësohet në praktike dhe do të bëhet parandalimi i shkatërrimit të lumenjve të Kosovës.

Duke u bazuar në Nenet 66, 68 dhe 69 të Ligjit Nr. 03/L-025 për Mbrojtjen e Mjedisit operatorët ilegalë duhet të përgjigjen për dëmin e shkaktuar dhe të bartin shpenzimet për vlerësimin dhe eliminimin e dëmit.

Njëkohësisht kërkohet që të ndërmerren masat e parapara për krijimin e planit për mbrojtjen, sanimin dhe rehabilitimin e zonave të dëmtuara. Gjithashtu, në këtë raport, bëhet thirrje që asnjë nga operatorët ilegalë nuk mund të lirohen nga përgjegjësia për veprimet e kaluara, dhe kërkohet nga institucionet përgjegjëse që të ndërmarrin të gjitha masat ndaj tyre në pajtim me ligjet në fuqi.

Ministri Gashi falenderoi eurodeputetët, si dhe koalicionin e 22 OJQ-ve dhe IDK për mbështetje të vazhdueshme që i kanë dhënë Qeverisë në tentimin e parandalimit të shkatërrimit të lumenjëve të Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)