22 Dhjetor 2024

Lukoil shkurton 18 për qind të prodhimit

Moskë, 21 prill - Prodhuesi i dytë më i madh i naftës në Rusi, Lukoil do të zvogëlojë prodhimin e tij me 18 për qind, ekuivalent me më shumë se 40.000 ton në ditë si pjesë e marrëveshjes së re për prodhimin e naftës të OPEC+, njoftoi agjencia e lajmeve ruse Interfax duke cituar drejtorin ekzekutiv të kompanisë Vagit Alekperov.

"Unë mendoj se ne dhe të gjitha kompanitë e tjera do ta përmbushim këtë sasi, të cilën na e solli Ministria e Energjisë", tha Alekperov.

Lukoil pret që çmim i naftës të arrijë 30 dollarë për fuçi pas fillimit të marrëveshjes.

Vendet prodhuese të naftës OPEC të udhëhequra nga Arabia Saudite dhe jo-OPEC të udhëhequra nga Rusia, të njohura si OPEC+, ranë dakord më 12 prill të ulnin prodhimin e tyre kolektiv të naftës me 9,7 milionë fuçi në ditë në maj-qershor për të shkurtuar disa nga furnizimet e tepërta në tregun botëror të naftës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)