24 Dhjetor 2024

LTS Kosova lansojë linjë të re prodhuese

Prishtinë, 17 mars - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, znj. Hykmete Bajrami, së bashku me përfaqësuesit e Zyrës së BE-së dhe ata të IOM-it në Kosovë mori pjesë në aktivitetin promovues të kompanisë “LTS Kosova” e cila falë grantit të ndarë nga BE dhe MTI ka arritur të lansojë linjë të re prodhuese duke krijuar disa vende të reja të punës dhe rritur kapacitetet për eksport të produkteve të saj.

Në fjalën e saj, Ministrja Bajrami theksoi se rruga e zhvillimit ekonomik të vendit është përmes forcimit të sektorit privat dhe prodhimit.

Ajo tha se Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar për krijimin e një mjedisi të mirë për të bërë biznes dhe i ftoi kompanitë kosovare që të konsolidohen sa më mirë në mënyrë që të përfitojnë nga mundësitë e reja për eksport të cilat ofrohen tash pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim e cila do të hyjë në fuqi së shpejti.

 




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)