LTS bën hapjen e linjës prodhuese të profileve metalike për mure gjipsi.
Prishtinë, 17 mars - Kompania LTS bën hapjen e linjës prodhuese të profileve metalike për mure gjipsi e cila fabrikë është mundësuar nga grantet e IOM, EU dhe MTI.
Projekti është financuar me qëllim të rritjes së prodhimit vendor, rritjes së punësimit dhe eksportit.
Bashkë me fillimin e këtij projekti, LTS gjithashtu është certifikuar edhe me ISO për cilësi, me qëllim që te ketë mundësi të eksportojë dhe të zgjerojë tregun edhe jashtë vendit.
Në ceremoninë e hapjes do të marrin pjesë zyrtarë të MTI-së, IOM-it, EU-së dhe partnerë e biznese të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.