30 Prill 2024

Llamkos fillon me dizajnimin e linjës së re të prodhimit

Vushtrri, 7 shkurt - Llamkos GalvaSteel vazhdon të përparojë me hapa të shpejtë në mënyre që të bëjë integrim të vazhdueshëm të kapaciteteve.

Llamkos GalvaSteel njoftoj se ka përzgjedhur kompaninë “Danieli” për implementimin e shumëpritur të linjës së plastifikimit të llamarinës së zinkuar në Vushtrri.  

Pas privatizimit të suksesshëm të fabrikës në vitin 2011, Llamkos GalvaSteel vazhdon me prodhimin e llamarinës së zinkuar dhe produkteve shtesë të llamarinës të cilat prodhohen në qendrën e përpunimit.

Vizioni i pronarëve të fabrikës parasheh investime të mëtutjeshme të planifikuara në kohë të duhur për të krijuar punësim shtesë në regjion dhe plasman të produkteve në tregjet ndërkombëtare.

“Danieli” është përzgjedhur që të filloj me vlerësimin teknik nga sot (8 Shkurt) së bashku me Core Group dhe gjithashtu janë duke u shqyrtuar mundësitë e mëtejme të integrimit të plotë në  mënyrë që të fitohet një fabrikë çeliku plotësisht e integruar me një cikël të plotë të prodhimit.

“Danieli” hyn në mesin e tre furnizuesve më të mëdhenj të fabrikave dhe pajisjeve për industrinë metalurgjike në mbarë botën. 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)