Liqeni i Badocit arrinë pikën maksimale të mbushjes
Prishtinë, 14 mars - Kompania e Ujësjellesit Rajonal Prishtina ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme edhe liqeni i Badocit prej nga furnizohen 30% e konsumatorëve me ujë të pijshëm, arrinë kuotën maksimale dhe ka filluar të kapërderdhet.
KUR Prishtina ka njoftuar se liqeni i Batllavës është duke u kapërderdhur që nga dita e shtunë, 12 mars 2016.
KURPrishtina sh.a. mision e ka furnizimin me ujë të pijshëm me standardet e OBSH-së, maksimalizimin e kohës së furnizimit, largimin e ujërave të ndotura, si dhe mirëmbajtjen dhe zgjerimin e rrjetit të ujit për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit.
Ofrimi i shërbimeve cilësore dhe rritja e qëndrueshmërisë financiare të kompanisë është synimi ynë aktual dhe i së ardhmes.