23 Dhjetor 2024

Limaj paralajmëron masa tjera për të ndihmuar prodhuesit vendor

Prishtinë, 4 dhjetor - Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj, ka pritur sot në takim përfaqësues të Shoqatës se Mullisëve të Kosovës.

Në këtë takim është biseduar për vendimin e ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për vendosjen e tarifës për miellin nga Serbia si dhe për shqetësimet tjera të kësaj shoqate.

Me këtë rast, zëvendëskryeministri Limaj ka paralajmëruar ndërmarrjen e veprimeve tjera të cilat kanë për qëllim stimulimin e prodhuesve vendor.

“Si Qeveri e Kosovës, jemi të vendosur t’iu ndihmojmë aq sa është e mundur. Janë një serë masash të cilat do të merren më qëllim të stimulimit të prodhuesve vendor. Ju inkurajoj të vazhdoni të punoni dhe ne do të kemi vesh të dëgjojmë shqetësimet tuaja”, ka thënë zëvendëskryeministri Limaj.

Zëvendëskryeministri Limaj ka kërkuar nga Shoqata e Mullisëve të Kosovës që të përmirësojnë kualitetin dhe të mos e rrisin çmimin e grurit.

E nga ana e tij, Bashkim Zejnullahu, kryetar i Shoqatës se Mullisëve ka thënë se vendimi për vendosjen e masës për miellin nga Serbia i ka ndihmuar shumë atyre.

“Masa që keni marrë na ka dhënë shtytje të madhe. Kjo masë në plane afatgjate do të japë rezultatet e saj. Konkurrenca e brendshme  pas këtij vendimi është rritë pa e rritur çmimin. Ne kemi qenë në një krizë të madhe, pas marrjes se këtij vendimi tani jemi në një gjendje shumë më të mirë”, ka thënë Zejnullahu.

Përfaqësues të Shoqatës se Mullisëve kanë paraqitur edhe disa shqetësime të tyre siç janë: TVSH-ja e dyfishtë në prodhim, çështja e banderolave dhe 3 përqindëshi i tatimit në burim.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)