23 Dhjetor 2024

Limaj paralajmëron masa mbrojtëse për prodhimet vendore

Prishtinë, 26 dhjetor - Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj, ka paralajmëruar zgjerimin e masave mbrojtëse për prodhimet ndërtimore vendore. Zëvendëskryeministri Limaj nga Kamenica u ka dërguar mesazh prodhuesve të bllokave se Kosova do ta zgjerojë masën mbrojtëse edhe për profilet tjera të bllokave dhe montave të cilët, siç tha ai, kanë qenë të ekspozuar ndaj tregut të pabarabartë dhe të padrejtë.

"Produktet ndërtimore, siç është blloku, kanë pasur një pjesë apo një profil të tyre masa mbrojtëse dhe kjo nënkupton stimulimin e prodhimit vendor. Sot kemi ardhur këtu në Kamenicë dhe prej këtu të gjithë prodhuesve të bllokave u themi se do ta zgjerojmë masën mbrojtëse edhe për profilet tjera të bllokave dhe materialeve tjera ndërtimore.

"Kosova duhet ta çojë mesazhin se ne po ndërtojmë një treg të rregullt dhe disiplinë me kushte të barabarta. Nuk mund të punohet në vendin tonë jashtë rregullave të tregut dhe ky është mesazhi që dërgojmë", ka thënë Limaj, gjatë vizitës në fabrikën e bllokave "Brickos" në fshatin Korminjan i Ulët.

Zëvendëskryeministri Limaj tha se detyra e Qeverisë është mbështetja e njerëzve që hapin vende të reja pune. Prodhimet vendore të këtyre produkteve ndërtimore, Limaj thotë se mbulojnë  80% e tregut dhe nëse vazhdohet kështu, Kosova nuk do të ketë nevojë për import. Sa i përket fabrikës "Brickos", Limaj tha se është një tregim suksesi dhe kjo tregon se nëse punohet fort, ka rezultate.

“Jemi këtu për t'i dëgjuar shqetësimet dhe barrierat me të cilat këta prodhues po përballen. U them të gjithë atyre që kanë vendosur të hapin linja prodhimi për të hapur vende pune, se Qeverinë do ta kenë mbrapa për t'u ndihmuar me të gjitha kompetencat. Së bashku me Klubin e Prodhuesve kemi vendosur të marrim disa iniciativa të përbashkëta. Qeveria e Kosovës, prodhuesit vendorë i sheh si partnerë dhe jemi të interesuar t’i mbështesim fort”, ka shtuar Limaj.

Me këtë rast, zëvendëskryeministri Limaj ka porositur inspektorët të bëhen besnikë ndaj shtetit dhe t'i kryejnë detyrat siç e parasheh ligji.

Drejtori i fabrikës "Brickos", Mustafë Borovci, tha se janë të inkurajuar me përkrahjen dhe interesimin që po shfaq Qeveria e Kosovës për këtë sektor.

“Jemi të kënaqur me orientimin e Qeverisë në përkrahje të prodhuesve vendorë, sepse në këtë formë përkrahet punësimi dhe rritja ekonomike. Jam i kënaqur për faktin se Qeveria do ta zgjerojë listën e produkteve mbrojtëse”, ka thënë Borovci.

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj në këtë vizitë ishte i shoqëruar nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani dhe drejtuesit e Klubit të Prodhuesve Vendorë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)