Ligji i Trepçës, mundësi e re apo sfidë
Mitrovicë, 10 nëntor - Aleanca Kosovar e Bizneseve (AKB) dhe Komuna e Mitrovicës, organizojnë konferencën me temë \"Ligji i Trepçës, mundësi e re apo sfidë!\" e cila do të mbahet sot në ndërtesën e administratës komunale në Mitrovicë.
Kjo konferencë mbahet në kuadër të Javëve të Biznesit Kosovar 2016, ku do te diskutohen çështjet ne aspektin ekonomik, social dhe politik dhe gjate përfundimit te kësaj konference nga te gjithë do te nxjerrin konkluza dhe rekomandime qe do te ju adresohen institucionet vendore.
Javët e Biznesit organizohen për 14 vite me radhë në Kosovë që ka qëllim kryesor të promovojë ekonominë, të rrit konsumimin e prodhimeve Kosovare, të stimulojë Bizneset vendore, të përmirësojnë cilësinë e prodhimeve sipas standardeve më të larta dhe të inkurajojë Qeverinë e Kosovës që të vazhdoj të krijojë ambient të favorshëm për një zhvillim më të hovshëm ekonomik.
Të ftuar janë Përfaqësues nga Kuvendi, Përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, tëinstitucioneve universitare, të Kombinatit Trepça, të Bizneseve vendore , përfaqësues të shoqërisë civile si dhe mediat.