Libia rritë prodhimin e naftës në 1.4 milionë fuçi në ditë
Tripoli, 14 prill - Qeveria e Libisë ka njoftuar nisjen e një plani kombëtar për zhvillimin e sektorit të naftës dhe gazit, me qëllim rritjen e prodhimit ditor të naftës në vend.
Kryeministri Abdul Hamid al-Dbeibeh mori pjesë në një ceremoni ku njoftoi nisjen e një plani për zhvillimin e sektorit të naftës dhe gazit.
Al-Dbeibeh tha se prodhimi ditor i naftës do të rritet në 1.4 milionë fuçi në vitin 2022 dhe se kjo sasi do të rritet më tej në vitet e ardhshme.
Ai kujtoi gjithashtu se është formuar Komisioni për planifikim zhvillimor të Korporatës kombëtare të naftës në vitin 2022.
Dbeibeh shtoi se Komisioni ka rekomanduar që institucionit t'i ndahen mjete buxhetore në mënyrë që të përmirësohet gjendja financiare e të punësuarve në këtë sektor dhe të përmbushen obligimet e akumuluara.
Korporata e naftës libiane në një deklaratë në muajin shkurt tha se prodhimi ditor i naftës në vend ishte 1.2 milionë fuçi.