20 Prill 2025

Lamborghini paralajmëron prodhimin e modelit Urus

Londër, 11 qershor - Drejtori ekzekutiv i Lamborghini, Stephan Winkelman, ka deklaruar se kompania e famshme do të vazhdojë fokusin e saj në prodhimin e motorëve që deri më sot i ka prodhuar.

Gjatë një interviste dhënë revistës “Motor Trend”, Winkelmann ka thënë se firma duhet të shfrytëzojë momentin e duhur për të lansuar në treg vetura hibrid.

Ai pranoi se Lamborghini mund të huazojë teknologjinë e Volkswagen Group, por aktualisht dëshiron të vazhdojë prodhimin e motorëve që deri më sot i ka prodhuar.

Ai e ka përshkruar modelin Urus (i cili do të dalë në shitje gjatë vitit 2017) si “një lojë ndryshe” pasi ajo veturë do të sjellë ndryshime në botën e automobilizmit.

Winkelman ka shtuar se gjatë katër viteve të ardhshme deri në prodhimin e SUV do të kërkohet shumë punë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)