25 Dhjetor 2024

Kryeinspektori Sveçla me mbindërtim pa leje

Prishtinë, 11 korrik - Zyrtari kryesor, që është i ngarkuar me ligj që të mos lejojë ndërtime pa leje në komunën e Prishtinës, ka mbindërtim pa leje.

Bëhet fjalë për drejtorin e Inspektoratit, Xhelal Sveçla, i cili, sipas dokumenteve që posedon gazeta “Zëri”, pak muaj pas përfundimit të luftës në vend, përkatësisht në vitin 2000, ka bërë mbindërtim pa leje të një lokali afarist, të cilin e ka në bashkëpronësi me vëllezërit e tij.

Pavarësisht se lokali është në bashkëpronësi, gjatë periudhës që janë regjistruar 46 mijë ndërtime pa leje në kryeqytet, i njëjti lokal është regjistruar në emrin e vëllait të Xhelal Sveçlës, Nexhatit.

Ky mbindërtim është regjistruar në zonën kadastrale 71914059, me numër të parcelës 3771.

/Zëri/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)