KRUP: Mos hudhni gjësenda mbeturinash në rrjetin e kanalizimit!
Prishtinë, 20 nëntor - Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina (KRUP) ka njoftuar konsumatorët në zonën e shërbimit se, muajin e kaluar është intervenuar në rreth 400 raste, zhbllokime të pusetave të ujërave të zeza, pastrim i pusetave dhe vendosje të kapakëve të pusetave në tërë zonën e shërbimit.
"Lusim qytetarët të kenë kujdes dhe mos të hudhin gjësende të ngurta, mbeturina, gjëra ushqimore të mbetura jashtë përdorimit, të cilat janë të papërballushme për një sistem të kanalizimit i cili nuk është i dedikuar për gjëra të panevojshme, ngase po e dëmtojnë rrjetin e kanalizimit duke krijuar vështirësi për punëtorët tanë në zhbllokimin e tyre", thekson KRUP.
Rastet e tilla sipas KRUP zhbllokohen çdoherë nga ana e ekipeve të mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit, por mbeturinat e llojeve të ndryshme ( përzierja e yndyrnave dhe mbetjeve të tjera të lëngëta e edhe të ngurta) po shkaktojnë shqetësime në shëndetin e tyre.