23 Dhjetor 2024

Krijohet një kompani automobilistike për një rrjet karikimi në gjithë Evropën

Frankfurt, 30 nëntor - Gjigantët gjermanë të automobilistikës njoftuan të martën krijimin e një kompanie të përbashkët për të ngritur deri në vitin 2020 një rrjet evropian të stacioneve të karikimit të shpejtë për automjetet elektrike.

Prodhuesit gjermanë të automobilave, “BMW”, “Daimler”, “Porsche” dhe “Audi”, në bashkëpunim me homologun e tyre amerikan “Ford”, njoftuan të martën krijimin e një kompanie të përbashkët për të ngritur deri në vitin 2020 një rrjet evropian të stacioneve të karikimit të shpejtë për automjetet elektrike.

Ata kanë nënshkruar një memorandum që parashikon ndërtimin duke filluar nga viti 2017 të pikave të karikimit super të shpjet në më shumë se 400 zona në të gjithë Evropën, në një bashkëpunim të paprecedentë mes prodhuesve të automobilave për të krijuar një rrjet të karikimit për të gjitha markat pa përjashtim.

Këto pika do t’i mundësojnë të gjitha veturave elektrike apo hibride të karikueshme apo me karikim standrat CCS (me sistem karikimi të kombinuar) të karikojnë bateritë e tyre, cilado qoftë marka. Në këtë mënyrë do t’i jepet një mbështetje e fortë shtijes së automjeteve elektrike në Kontinentin e Vjetër.

“Ne dëshirojmë të krijojmë një rrjet falë të cilit klientët tanë nuk do të kenë nevojë të ulen të pinë një kafe që të karikojnë automjetet e tyre për të kryer distanca të gjata”, thekson në një komunikatë Rupert Stadler, pronari i “Audi”-t, një markë që, ashtu si “Porche”, i përket grupit “Volkswagen”.

“Grupi BMW ka filluar vitet e fundit shumë projekte ambicioze në infrastrukturat publike për karikim. Ky projekt i përbashkët është për ne një etapë e rëndësishme që tregon qartë se prodhuesit e automobilave po bashkojnë forcat e tyre për të zhvilluar sektorin elektrik”, deklaroi Harald Krüger, pronari i shtëpisë bavareze të automobilave.

Në fakt ky projekt vjen shumë vonë në raport me konkurentë të tjerë, por prodhuesit gjermanë kërkojnë tashmë të përparojnë me shpejtësi në drejtim të motorëve elektrikë. Kjo teknologji është ende shumë pak e përhapur në Evropë për shkak të kostove të larata dhe të autonomisë së limituar të automjeteve aktualisht të disponueshme, por edhe për shkak të mungesë së strukturave të karikimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)