03 Maj 2024

Krasniqi: Feronikeli e ka bërë Drenasin pikë të nxehtë mjedisore

Prishtinë, 20 shkurt - Përkitazi me raportet e organizatave mjedisore dhe reagimeve të qytetarëve, të cilët e kanë kualifikuar Drenasin si “pikë të nxehtë mjedisore’’, kryetari i  Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, ka deklaruar se \"Gjykuar sipas trendëve që po karakterizojnë zhvillimet në kompleksin industrial NewCo “Ferronikeli”  me keqardhje konstatojmë, se ajo po kalon nëpër një periudhë rekorde, të shfrytëzimit të kapaciteteve eksploatuese dhe të ndikimeve ndotëse në mjedis”.
 
Kuvendi i Republikës së Kosovës ka hartuar bazën ligjore dhe rregullat, në mënyrë që kompanitë e tilla dhe ky sektor të kalojë me lehtë dhe suksesshëm transformimet strukturore organizative dhe prodhuese.

\"Bazuar nga kushtet e privatizimit, kushtet e shfrytëzimit dhe qasjes në infrastrukturë dhe resurset publike, NewCo “Ferronikeli” është nga kompanitë më të privilegjuara në  Kosovë, dhe logjikisht është pritur që të ndodhë një zhvillimi më i hovshëm i burimeve të ferronikelit, nxitja e një rritjeje ekonomike, si dhe uljen e shkallës së papunësisë, ky edhe ishte objektiv kyç i privatizimit të “Ferronikelit”\", ka theksuar Krasniqi.

Masat restrukturuese të ndërmarra nga blerësi “Konzorciumi IMR” deri me tani, sipas tij jo vetëm që nuk kanë përmbushur këtë objektiv, por kanë dështime për sa i përket: modifikimeve tekniko-teknologjike të skemave të përpunimit, e të cilat ishin shumë të rëndësishme për zhvillimin dhe shfrytëzimin racional të burimeve minerare e energjetike,
ristrukturimit të linjave  për menaxhimin dhe monitorimit të mjedisit, përmirësimit të konceptit të eksploatimit, dhe krijimit të raporteve komunikuese në mes NewCo „Ferronikelit“ e institucioneve për implementim të legjislacionit dhe bërjen e politikave zhvillimore në Kosovë.

Në kundërshtim me gjithë kuadrin legjislativ, rregullativën teknike dhe standardet e BE-së, që kanë të bëjnë me shfrytëzimin e resurseve minerare dhe industritë metalurgjike, menaxhmenti i kësaj Kompanie sipas Krasniqit po vazhdon edhe tutje me koncepte të eksploatimit, i cili kryesisht bazohet në logjikën e lehtë të fitimit dhe shfrytëzimit “merr ku të mundesh, hedh ku të mundësh”, e cila ka vite që vazhdon duke degraduar kështu substancialisht kualitetin e jetës, dhe perspektivën zhvillimore, jo vetëm në Drenicë, por në gjithë Kosovën.

\"Bazuar ne raportet e organizatave mjedisore, të cilat tanimë e kanë kualifikuar Drenasin si “pikë e nxehtë mjedisore’’ dhe reagimet e ligjshme të qytetarëve, dhe mbi të gjitha në bazë përgjegjësisë sime institucionale; bëj thirrje: Qeverisë, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, si  dhe Kompanisë NewCo „Ferronikeli“ që të kenë parasysh para se gjithash shëndetin e qytetareve të Drenicës me rrethinë\", ka theksuar ai.

Krasniqi ka kerkuar të marrin masa konform ligjeve në fuqi për të ndaluar këtë  eksploatim të vrazhdë të resurseve, pa u monitoruar dhe penguar nga kompetentët”, theksohet në deklaratën e kryekuvendarit Krasniqi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)