KPMM-ja paraqet planin e hartuar vjetor 2021 të punës
Prishtinë, 16 prill - Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) si çdo vit, edhe këtë vit ka marr iniciativa për mbajtjen e takimeve rreth inspektimeve të përbashkëta ndërinstitucionale, për mundësin e zhvillimit të aksioneve të koordinuara ligjore.
Akterët e tjerë institucional pjesëmarrës ishin të nivelet komunale- inspektorati komunal, nivelet qendrore (Ministritë të cilat kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit dhe APK-së), Policia e Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) si dhe doganat e Kosovës.
Këto takime të cilat janë zhvilluar në të gjitha Stacionet Regjionale Policore të Kosovës dhe janë mbajtur në një periudhë dy javore, përkatësisht nga data 30 mars deri më 15 prill 2021 duke i respektuar masat mbrojtëse nga virusi Covid 19 sipas IKSHP-së.
Për shkak të rëndësisë së sektorit të minerar, që konsiderohet si njëri ndër shtyllat me të rëndësishme të ekonomisë së vendit, dhe ndër sektorët e tretë në Republikën e Kosovës që sjellin të hyra të larta për ekonominë e vendit, është bërë praktikë vjetore e këtij organizmi nga KPPM-ja.
Nga praktika e gjithmbarshme në vendet në zhvillim, sektori i minierave fillon të avancohet me të madhe si rezultat i kërkesave të mëdha të tregut për furnizim me agregate të ndryshme të cilat janë domosdoshmëri për tregun. Kjo nevojë ka sjell një evoluim të madh në zhvillimin e këtij sektori.
Kërkesa të tilla ka nxitur shumë keqbërës që të operojnë në mënyrë të jashtëligjshëm i cili shfrytëzim pa kriter përveç humbjeve në inkasim të rentës minerare dhe zhvillimit të ekonomisë jo formale ka sjell edhe pasojat tjera mjedisore të cilat po shkaktohet edhe sot e kësaj dite.
Aktiviteti i operatorëve ilegal – të jashtëligjshëm ka nxitur pakënaqësi tek ndërmarrjet e licencuara sepse nuk ju është ndalur konkurrenca nga operatorët e jashtëligjshëm e cila ka ndikuar direkt në afarizmin e tyre .
Bashkëpunimi reciprok institucional i bashkërenduar me të gjithë akterët tjerë institucional do ta mobilizoj të gjithë mekanizmin shtetëror për të parandaluar aktivitetet ilegale - jashtëligjshme.
KPMM-ja ka paraqitur planin e hartuar vjetor 2021 të punës, i cili ka dal si rezultat i punës ekipore ndërinstitucionale i praktikuar nga “Udhëzuesi i miradministrimit të aktiviteteve minerare dhe mjedisore”, udhëzues i hartuar në vitin 2019 si dokument i harmonizuar dhe i unifikuar i cili obligon të gjitha institucionet qendrore dhe lokale për parandalimin e ndotjes ambientale i cili edhe lidhet direkt me shfrytëzimin e burimeve natyrore (resursin mineral) të jashtëligjshëm dhe të pa tatimuar.
Në vazhdën e komunikimit direkt dhe të bashkëpunimit ndërinstitucional efektet për parandalimin e aktiviteteve të tilla të jashtëligjshme minerare janë dhënë dhe atë pas hyrjes në fuqi të këtij udhëzuesi por jo edhe mjaftueshëm . Për këtë qëllim për çdo vit KPMM merr iniciativa dhe aksione të koordinuara ligjore dhe bashkëpunuese me akterët tjerë institucional duke përfshirë: nivelet komunale- inspektoratin komunal, nivelet qendrore.
Ministritë të cilat kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit dhe APK-së, policia e Kosovës, administrata tatimore e Kosovës (ATK) dhe doganat e Kosovës.
KPMM, jashtë grupit dhe trupit punues ndërinstitucional do veproj dhe inspektoj në përputhje me Ligjin e Minierave dhe Mineraleve por se do të kërkohet edhe bashkërendimi institucional duke përfshirë të gjithë akterët e këtij plani.
Ndër objektivat e cekura për inspektimit të operatorëve ilegal kanë qenë:
Operimet ilegale në nxjerrjen e rërës dhe zhavorrit në lumenj;
Operimet ilegale për shfrytëzimin e gurit gjysmë të fortë.
Parandalimi i dëmtimit të buxhetit të Kosovës nga mos arkëtimi i tatimeve.
Eleminimin e konkurrencës se lirë;
Parandalimi i shkaktarëve ndotës mjedisor;
Ri-kultivimi për mbylljen e hapësirës së shfrytëzuar;
Parandalimin e Operimeve ilegale në nxjerrjen e thëngjillit;
Parandalimin e përpunimit ilegal te produkteve të-asfaltit (Bazave të asfaltit).
Në këto takime ndërinstitucional, të gjithë akterët pjesëmarrës ishin të gatshëm që rreth diskutimit të këtyre objektivave të paraqitura nga KPMM-ja, do të merren masat e nevojshme për parandalimin e operimeve ilegale si dhe mundësin e zhvillimit të aksioneve të koordinuara ligjore.