22 Dhjetor 2024

KPK, thirrje që Shqipëria të rindërtohet me produkte vendore dhe nga Kosova

Prishtinë, 18 dhjetor - Klubi i Prodhuesve të Kosovës (KPK) u bënë thirrje qeverisë së Shqipërisë por edhe të gjitha organizatave humanitare të cilat janë duke ndihmuar në rindërtimin e shtëpive dhe objekteve të rrënuara nga tërmeti i fundit në Shqipëri që të gjitha materialet ndërtimore dhe ndihmat tjera të jenë produkte të cilat janë Made in Kosova dhe Made in Shqipëria.

"Pas mbështetjes së menjëhershme që ju dha të prekurve nga tërmeti me produktet esenciale, tani është e nevojshme që në shenjë solidarizimi por edhe si një simbolikë e veçantë, Shqipëria duhet të rindërtohet me produkte shqiptare", thekson KPK.

Duke pasur parasysh qe demet e tërmetit janë shumë te mëdha, blerja e produkteve vendore sipas KPK-se do të ndihmonte në rigjenerimin e ekonomisë, ku do të mundësonte zhvillimin e saj por edhe hapjen e vendeve të punës dhe rritjen e mirëqenies së përgjithshme të qytetarëve. 

Klubi edhe një herë bashkë ndjenë me të prekurit e tërmetit dhe gjithmonë do të jetë një mbështetje e fortë për të gjithë të prekurit nga tërmeti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)