28 Mars 2024

Kosto e Ndërtimit në Kosovë shënon rritje për 0.5 për qind

Prishtinë, 10 dhjetor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Indeksin e Kostos së Ndërtimit (IKN) për tremujorin e tretë (TM3) të vitit 2020.

Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) shënoi rritje për 0.5% në TM3 2020, krahasuar me TM2 2020.

Rritje më të madhe kishte: energjia 2.6%, transporti 2.5%, materialet 0.7%, kurse makineritë e tjera 0.3%.

Rritja e çmimeve u neutralizua, kryesisht me uljen  e çmimeve te pagat (- 0.8%) dhe kostot e tjera (-0.7%) .

Ndërkaq, krahasuar TM3 2020 me te njëjtën periudhë të vitit paraprak (TM3 2019) Indeksi i Kostos së Ndërtimit pësoi rënie për (-0.4%).

Rënia e indeksit kryesisht u vërejt te kategorit:  pagat (-3.8%); energjia (-0.5%); dhe kostot e tjera (-0.3%).

Ndërsa, ngritje pati te: makineritë (1.5%), transporti (0.9%), dhe materialet (0.2%).
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)