24 Dhjetor 2024

Kosto e Ndërtimit në Kosovë regjistron rënie prej 1.4 për qind

Prishtinë, 14 mars - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Kostos së Ndërtimit” (IKN) për tremujorin e katërt (TM4) 2015.

Indeksi i tërësishëm i Kostos të Ndërtimit (IKN) në Kosovë ka një rënie prej -1.4 për qind në tremujorin e katër (TM4) të vitit 2015 krahasuar me tremujorin e tretë (TM3) të vitit 2015.

Rënia e indeksit të çmimeve të kostos së ndërtimit është vërejtur te disa kategori, si te materialet ndërtimore (me -1.1 për qind), që ndikuan me -0.7 për qind në indeksin e tërësishëm të IKN-së. Rënie e theksuar e çmimeve vërehet të transporti me -20 për qind me nje ndikim prej -0.8 për qind në indeksin e tërësishëm të IKN-së.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak (TM4 2015/TM4 2014), IKN-ja po ashtu ka rënie për -0.4 për qind.

Rënia e Indeksit të Çmimeve të Kostos të Ndërtimit është vërejtur te disa kategori, si: materialet ndërtimore prej -1.1 për qind, me një ndikim pre -0.6  për qind; transporti prej -20 për qind me një ndikim prej -0.8 për qind, si dhe kostot e tjera prej -0.4 për qind, pa ndonjë ndikim në IKN.

Rënia e çmimeve u neutralizua me ngritjen e çmimeve te: materialet elektrike 2.6 për qind, me një ndikim prej 0.1 për qind në IKN; materialet hidro-sanitare 3.9 për qind, me një ndikim prej 0.2  për qind në IKN; si dhe energjia me 1.0  për qind, pa ndonjë ndikim në IKN.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)