23 Dhjetor 2024

Kosto e ndërtimit në Kosovë ngritët për 0.5 për qind

Prishtinë, 10 dhjetor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Çmimeve të Ndërtimit (IKN)” për tremujorin e tretë (TM3) 2018.
 
Indeksi i tërësishëm i Kostos të Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati ngritje për 0.5% në tremujorin e tretë (TM3) 2018, krahasuar me TM2 2018.

Rritje më të madhe kishte te kategoritë: transporti (14.3%), energjia (1.6%) dhe kostot e tjera me 0.6%.

Ndërkaq, krahasuar të njëjtën periudhë, TM3 2018 me atë të vitit paraprak, TM3 2017, Indeksi i Kostos së Ndërtimit pati ngritje prej 2.0%.

Ngritja e indeksit, kryesisht u vërejt te kategoritë: transporti (14.3%), energjia (2.5%), materialet (2.1%) dhe kostot e tjera (1.3%). 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)