Kosova dhe Shqipëria prezantojnë resurset minerale
Qëllimi i konferencës është prezantimi aktual i industrisë minerare në vend, sikurse hulumtimi, shfrytëzimi, përpunimi i resurseve minerale në Kosovë dhe Shqipëri.
Pastaj do te prezantohen edhe legjislacioni, politikat minerare, mundësitë për zhvillim në të ardhme si dhe investimet minerare sfida apo mundësi?!
Në këtë pikë u krijohet mundësi për paraqitjen e ideve përmes prezantimeve, ndërmarrjeve minerare vendore dhe të huaja dhe institucioneve tjera relevante.
Po ashtu përmes prezantimeve mund të shfaqen vlerësime apo idetë për rrjedhat aktuale minerare në nivel global, regjional dhe lokal, me theks të veçantë investimet në sektorin minerar të Kosovës dhe Shqipërisë.