Kosova dhe Shqipëria mbajn konferencën ballkanike për ujin
Prishtinë, 6 nëntor - Shoqata e Ujësjellësve dhe Kanalizimeve të Kosovës (SHUKOS) dhe Shoqata e Ujësjellësve dhe Kanalizimeve të Shqipërisë (SHUKALB) organizojnë ceremoninë e hapjes se konferencës dhe ekspozitës e 7-të të përbashkët Ballkanike me moton 'Ujë për të Gjithë'.
Tema e konferencës 'Ujë për të Gjithë' është frymëzuar nga Dita Botërore e Ujit 2019 e OKB-së, dhe fokusohet në trajtimin e krizës së ujit duke adresuar arsyet pse kaq shumë njerëz janë lënë mbrapa.
Uji është një e drejtë njerëzore dhe askush nuk duhet lënë pa akses ndaj ujit të sigurt. Aksesi ndaj ujit forcon shëndetin publik dhe prandaj është kritik për zhvillimin e qëndrueshëm dhe një botë të qëndrueshme dhe të begatë.
Konferenca dhe Ekspozita e Përbashkët Ballkanike është shndërruar me të vërtetë në eventin më të madh në ndarjen e informacionit dhe networking në sektorin e ujit në Ballkanin Perëndimor.
Me një audiencë prej mbi 500 pjesëmarrës nga Rajoni i Ballkanit dhe më gjerë, Konferenca vazhdon të ofrojë një platformë ku profesionistë të ujit, politikbërës, dhe profesionistë të biznesit nga sektori mund të mblidhen dhe diskutojnë mbi çështje me interes, shkëmbejnë informacion, dhe ndajnë përvojat e tyre në përpjekje për të ndihmuar më tej zhvillimin e sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve në Rajonin e Ballkanit.
Si tradicionalisht, paralel me Konferencën, Komiteti Organizativ ka planifikuar një ambient të madh për Ekspozitën ku do të ekspozohen Pajisje, Teknologji dhe Shërbime, nga një rrjet i gjerë kompanish të sektorit privat që janë aktivë në sektorin e ujit të Rajonit të Ballkanit.