20 Prill 2025

Kosova dhe Kroacia nënshkruan bashkëpunimin në shkencat gjeologjike

Prishtinë, 30 janar - Agjencia Gjeologjike e Kosovës (MZHE) dhe Instituti Gjeologjik i Kroacisë nënshkruan sot një Memorandum Bashkëpunimi në Shkencat Gjeologjike, në një ceremoni ku të pranishëm ishin edhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli dhe Ambasadori i Kroacisë në Kosovë, Zoran Vodopija.
 
Memorandumi u nënshkrua nga Kryeshefi i Agjencisë Gjeologjike të Kosovës Fidaim Sahiti  dhe Drejtori i Institutit Gjeologjik të Kroacisë Josip Halamić, ndërsa ndër të tjera parasheh bashkëpunimin në hulumtime gjeologjike; korelacionin e litostratigrafisë në dy vendet; hulumtimet e hollësishme dhe vlerësim gjeologo-ekonomik të vendburimeve metalore, jo-metalore dhe energjetike; përpunimin digjital i të dhënave gjeologjike nga hulumtimet etj.

Ministri Ismajli tha me këtë rast se botërisht është e njohur se Kosova është vend atraktiv me pasuri mjaft të mëdha natyrore minerale dhe se sektori minerar është jo vetëm një pasuri dhe treg i veçantë në vetvete, por edhe burim për zhvillimin e jetës ekonomike dhe sociale në vend.

Ai tha se nënshkrimi këtij Memorandumi të bashkëpunimi krijon kushte për shkëmbimin e përvojave dhe ngritjen njohurive në fushën e gjeo-shkencave aplikative.

Ismalji shprehu vullnetin e Qeverisë për zhvillimin e bashkëpunimit me të gjithë partnerët që kanë synime dhe objektiva për investime në sektorin e hulumtimeve minerale.

Ndërkaq, Ambasadori kroat në Kosovë, Zoran Vodopija tha se me marrëveshjen AGJ-IGK, Kroacia i jep Kosovës atë që është më e rëndësishmja, siç është dija, duke ditur se Kosova është e pasur me minerale.

Ai tha se me këtë do t’i mundësohet Kosovës një kualitet më i lartë i njohurive që të merret me çështjet si Trepça, por edhe me projektet tjera, ndërsa njoftoi se Kroacia ka ndarë disa bursa për fushat që i nevojiten më së shumti vendit.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)