23 Dhjetor 2024

Konferencë për menaxhimin e mbeturinave dhe benefitet e Kosovës

Prishtinë, 13 dhjetor - Prishtina REA, përmes projektit të Qendrës për Grumbullim e Sortim të Materialeve të Riciklueshme në Vushtrri nën mbështetjen e BE organizon konferencën  ndërkombëtare “Zhvillimi i Principeve të Qëndrueshme të Menaxhimit të Mbeturinave të ngurta dhe Benefitet Sociale në Kosovë\".
 
Pjesëmarrës nga vendet e Europës Juglindore do të jenë present poashtu duke ndarë përvojat e tyre në këtë drejtim perfshire Holanden, Turqinë, dhe Associacionin Turk te Ricikluesve, vendet e Balkanit etj!

Konferenca synon të inkurajoj partneritetin në mes të Industrisë dhe sektorit të grumbulluesve joformal, duke gjetur instrumente e modele të implementueshme të promovimit dhe ndarjes dhe menagjimin e mbeturinave të riciklueshme, formalizimin e zingjirit të grumbulimit dhe implementimin e kornizës ligjore që  rregullon menagjimin e mbeturinave të riciklueshme, të gjeneruara përmes ambalazheve dhe paketimeve të riciklueshme dhe ngritjen e kapaciteteve ricikluese.
 
Inicimi i themelimit të Takses mbi Ambalazhet dhe Paketimet e Riciklueshme ndaj entiteteve legale, e që do të mbështetë zingjirin grumbullues, segmentin riciklues sikurse edhe promovimin e ndarjes në burim, vetëdijësimin dhe informimin  publik, do të jenë temat kyqe të konferencës.
 
Kjo konferencë poashtu planifikon të presentoj edhe oportunitetet, kapacitetet dhe opcionet e mundshme, promovimin e iniciativave publiko-private dhe zotimin e institucioneve e akterëve t jerë relevant drejt koordinimit të aktiviteteve që kanë të bëjnë me menaxhimin e integruar dhe një performancë më të lartë respektivisht.
 
Përmes specialistëve ndërkombëtarë që marrin pjesë në këtë konferencë, ekspertiza ndërkombëtare dhe praktikat e ngjashme Europiane, do të presentohen poashtu.
 
Konferenca do t’i ketë poashtu dy sessione, sesionin e politikë-bërjes (mekanizmat institucional dhe sektori i prodhimit dhe përpunimit) dhe sesioni tematik sektorial (sektori i akterëve të ricklimit të mbeturinave të ngurta dhe grumbulluesit joformal).
 
 Në fund, konferenca do të presentoj të gjeturat,  konkluzionet dhe  rekomandimet!  
 
Në konferencë marrin pjesë përfaqësuesit nga: Bashkimi Europian, Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, GIZ, komunat e mysafirë të shumtë!
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)