25 Dhjetor 2024

Komuna e Prishtinës largon mbeturinat të Fusha e Pajtimit

Prishtinë, 4 shkurt - Zotimi i Kryetarit Shpend Ahmeti dhe i ekipit qeverisës në Komunën e Prishtinës, për të rikthyer në funksion zonat e bllokuara nga ndotjet, mbeturinat apo zaptimet ka filluar të realizohet me fillimin e pastrimit të Fushës Pajtimi, ku përveç të tjerave gjenden dhe rezerva ujore.

Komuna e Prishtinës ka larguar mbeturinat inerte në vendin e quajtur “Fusha e Pajtimit”.

Së shpejti, kjo pjesë e kryeqytetit që ishte shndërruar në deponi ilegale të mbeturinave inerte, do të shndërrohet në një hapësirë të gjelbëruar, ku do të ndërtohet parku dhe këndi i lojërave për fëmijë.

Paralelisht me largimin e mbeturinave, do të realizohet edhe projekti për gjelbërimin e hapësirave në kryeqytet. Njëjtë është duke u vepruar edhe në zona të tjera në të cilat janë duke u larguar mbeturinat inerte.

Po ashtu, me qëllim të lirimit të hapësirave publike dhe zgjerimit të zonave të gjelbra, Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me organizatën “Helvetas Swiss Intercoopertion”, projekti DEMOS, është duke organizuar diskutime publike për funksionalizimin e hapësirave publike, rregullimin e parqeve, platove etj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)