Komuna e Mitrovicës dhe Trepça u dakorduan për bashkëpunim
Mitrovicë, 21 prill - Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Nasuf Aliu me bashkëpunëtorë, është takuar me menaxherin e Ndërmarrjes Publike “Trepça”, Ahmet Tmava, me ç’rast është biseduar për mundësin e bashkëpunimit, gjegjësisht harmonizimit të projekteve të përbashkëta në interes të qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik.
Duke e vlerësuar punën e kësaj ndërmarrje, drejtori Aliu, i ka ofruar bashkëpunim menaxherit Tmava, në segmentet ku mund të kontribuoj komuna, për çka Tmava tregoj gatishmëri.
Në këtë kontest, u diskutua edhe për një kërkesë të banorëve të fshatit Zhabar i Ulët, drejtuar Komunës, lidhur me çështjen e rregullimit të kanalit furnizues për Trepçën, i cili kalon përgjatë tokave të disa pronarëve.
Tmava, tha se ajo është aset i Trepçës dhe ne nuk i ikim përgjegjësisë, ndonëse kjo çështje është edhe përgjegjësi e Komunës, por edhe vet komunitetit, të cilët i kanë dëmtuar gypat që tani po u shkaktojnë telashe në tokën bujqësore.
Për zgjidhjen e këtij problemi, Aliu e Tmava u dakorduan që të formohet një komision punues të përbashkët, i cili do të dal në vendin e ngjarjes dhe të konstatoj problemin si tersi dhe njëkohësisht të hartojnë një projekt i cili do të mbronte afro 20 ha tokë punuese bujqësore nga dëmet që shkaktohen si rrjedhojë e vërshimeve dhe devijimit të këtij kanali dhe më pas të gjenden mundësit për të intervenuar sa më shpejtë, varësisht përgjegjësive që kanë.
Pas takimit me Tmavën, drejtori Aliu i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, ka vizituar edhe vendin ku fillon rrjedhën ky kanal, te shpërfaqet të cilave është duke ju shkaktuar problem nga ujitja e tepërt.