23 Dhjetor 2024

Kompania Ndërtimore "Standard" dëmton gypin e ujit fi 250 mm

Prishtinë, 10 prill - Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina” ka njoftuar konsumatorët e lagjes "MATI 1" se gjatë punimeve  nga kontraktorët e Kompanisë Ndërtimore "Standard", në afërsi të rrugës "Ndue Përlleshi", dje në orët e pasdites ka rrëshqitë rruga / dheu, me ç'rast është dëmtuar edhe gypi me diametër 250 mm, që e furnizon me ujë të pijshëm një pjesë të lagjes së lartëcekur.

Furnizimi me ujë të pijshëm është ndërprerë.

Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujit bashkë me ekipe të Komunës së Prishtinës janë në vendin e ngjarjes dhe po shiqohen të gjitha mundësitë teknike për stabilizimin e gjendjes dhe rikthimin e furnizimit me ujë të pijshëm për atë zonë.

KRU "Prishtina" sh.a. kërkon mirëkuptim nga konsumatorët!

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)